Lajme

PD denoncon: Dy afera të reja korruptive të Erion Veliajt

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj se po përgatit dy afera të mëdha korruptive: dhënien me koncesion të parkimeve në Tiranë dhe grabitjen e tokës publike tek Policia Bashkiake për interesa private.
Zëdhënësja Ina Zhupa në një dalje për mediat thotë se këto vendime synojnë grabitjen e pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve të Tiranës.
“Afera e parë është dhënia me koncesion tek një firmë private e mbledhjes së të ardhurave nga parkimet me pagesë në Tiranë. Për të rrjepur më shumë nga lekët qytetarët e Tiranës, Erion Veliaj do të vendosë disa pajisje për prerjen fizike të biletës. Ky shërbim do të paguhet ekstra nga qytetarët trk firma private që ka përzgjedhur Veliaj.
Afera e dytë korruptive është e ngjashme me atë të Teatrit. Synon të vjedhë pronën publike për t’ia dhënë një firme private për ndërtim. Bëhet fjalë për një pronë të Bashkisë tek Policia Bashkiake, në rrugën e Kavajës, të cilën Veliaj ia ka premtuar një prej klientëve të tij. Por ky vendim nuk është në rendin e ditës së Këshillit bashkiak nesër, sepse Erion Veliaj nuk ka 38 votat që i duhen për të bërë pazar me pronën publike”, u shpreh zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.
Më tej, Zhupa i bën thirrje cdo qytetari të Tiranës të bashkohet në protestën e 16 shkurtit për t’i dhënë fund modelit të hajdutëve Rama-Veliaj.
“Protesta e datës 16 shkurt është një mundësi që çdo qytetar i Tiranës të bashkohet me ne për t’i dhënë fund modelit të neveritshëm të hajdutëve Rama-Veliaj! Së bashku të vendosim për një model të ri, që nuk është në shërbim të disa klientëve privatë të kryeministrit dhe kryebashkiakut, por në shërbim të qytetarëve dhe interesit më të mirë publik!”, përfundoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë