Partia Demokratike ka caktuar paraprakisht 5 marsin si datën e protestës së radhës para Parlamentit. Ndërkohë që opozita njoftoi sot anulimin e protestës së ditës së nesërme para Parlamentit për shkak të moszhvillimit të seancës parlamentare dhe pritet të kthehet të martën në shesh.
Grupi organizator i protestave në PD ka shpërndarë mbrëmjen e sotme një mesazh për të gjithë degët e Tiranës, por edhe degë të tjera afër kryeqytetit, duke ju kërkuar të angazhohen për në datën 5 mars, pasi Parlamenti pritet të mblidhet.
Por ora nuk është specifikuar ende, pasi ajo do të jetë në varësi të orës që do të zhvillohet edhe seanca plenare.
Ditën e djeshme, opozita e bashkuar zhvilloi një protestë 3 orëshe para Parlamentit, ndërkohë që seanca zhvillohej për miratimin e strukturave të KLGJ-KLP.
Gjatë protestës, manifestuesit dogjën goma dhe u përplasën me policinë, ndërsa kjo e fundit i shpërndau me gaz lotsjellës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




