Lajme

PD akuza Veliajt: Asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës

Në një kohë që po përballemi me koronavirusin, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, se nuk ka dhënë asnjë qindarkë për dezinfektimin e kryeqytetit.

Sipas saj, Veliaj nuk ndal tenderat për oligarkët.

“Veliaj nuk ndal tenderat per oligarkët. 5.8 milionë euro për Kopshtin Zoologjik, asnjë qindarkë për dezinfektimin e Tiranës.

Ndërkohë që emergjenca shëndetësore, apo lufta siç e quan Rama dhe Veliaj, është në kulmin e vet, me datë 14 Prill Veliaj do jap 5.8 milion euro një oligarku dhe do i dhuroj hapësira publike nga Kopshti Zoologjik. Këto para duken si të destinuara për Fusha shpk.

5.8 milionë euro mund të vëndosen në dispozicion për familjet në nevojë, për familjet e pastreha, për dezinfektimin e qytetit siç duhet etj etj. Por jo janë destinuar tek afera e radhës”, shkruan Zhupa në “Facebook”.

Ndër të tjera ajo thotë se “duke ju referuar projektit të ndërtimit të propozuar, Kopshti Zoologjik përveç hapësirave të tij për kafshët, hapësira të mëdha jepen për objekte private apo me destinacion tregtarë si: bare, restorante , dyqane surveniresh, parking me pagesë nëntokësor prej 100 vendesh! Duket qartë që hapësirat dedikuar privatit jane te shumta dhe te paguara nga parate tona, te qytetareve te Tiranes. Mbasi ti paguajme per ti ndertuar edhe shume shtrenjte biles, pastaj do i paguajme prap se do i kemi me pagese si parkingun, si objektet e tjera me natyre tregtare”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë