Themeluesi i Partisë “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi, në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie është shprehur se forca politike që ai drejton do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Patozi tha se BD do të mbështesë kandidatët e pavarur dhe ata kryebashkiakë të djathtë nëse do rikandidojnë.
Ai saktësoi se në zonat ku do ketë të pavarur apo kryebashkiakë të PD, të cilët do të vendosin të rikandidojnë, Bindja Demokratike nuk do ketë kandidatë nga radhët e saj.
“Do mbështesim kandidatët e pavarur të bashkive të djathta, sepse bashkimi i forcave opozitare do të rrëzonte Ramën. Nuk garojmë në bashkitë ku ka kandidatë të pavarur. Edhe Bindja Demokratike do të përfaqësohet nga kandidatë të pavarur”, deklaroi ndër të tjera Patozi.
Ndërkohë, më herët Basha në një prononcim për mediat tha se opozita e bashkuar do të përshkallëzojë protestën dhe se largimi i Edi Ramës ëhstë kusht i panegociueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



