Menaxhim

Pasuritë nga krimi në Shqipëri do përdoren për të kompensuar viktimat e tyre

Nga Gazeta ‘SI’ – Asetet e konfiskuara të grupeve kriminale që operojnë në Shqipëri do të përdoren për të kompensuar disi viktimat e tyre.

Në një draft të ministrisë së Brendshme për masat kundër krimit të organizuar, thuhet se asetet do të vihen në funksion publik, nga mbështetja e viktimave tek projektet sociale.

Sipas planit, asetet duhet të përdoren brenda 6 muajve nga konfiskimi.

“Ripërdorimi i aseteve të konfiskuara duhet të bazohet në parime të transparencës, llogaridhënies dhe përdorimit për qëllime publike, siç janë mbështetja e viktimave, forcimi i kapaciteteve institucionale apo financimi i projekteve sociale dhe komunitare. Kjo jo vetëm rrit efikasitetin e sistemit të drejtësisë penale, por gjithashtu forcon besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe kontribuon në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të qëndrueshme”, shkruhet në dokument.

Gjithsesi, ky objektiv do të jetë i arritshëm vetëm pas disa ndryshimeve ligjore nga ekzekutivi dhe një reformim të agjencive që merren me këtë fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë