Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), ka vendosur të shkarkojë ditën e sotme gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Bari Shyti.
Mësohet se ky i fundit nuk ka rezultuar i pastër në tre shtyllat kryesore të vlerësimit, që janë pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe pasuria.
Për Shytin ka pasur me dhjetëra denoncime në KPK, si i dyshuar i përfshirë në afera korruptive.
Relacioni kishte gjetur një sërë problemesh në kriterin e pasurisë, ku evidentohej një raport negativ nga DSIK, i cili e cilësonte gjyqtarin të papërshtatshëm për të vijuar detyrën.
Dy ditë më parë, Shyti u bë protagonist i një episodi të pazakontë.
Pak para se të hynte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku ndodhet komisioni i Vettingut, u përball me protestën e dhjetëra qytetarëve, të cilët mbanin në duar pankarta, ku akuzohej si një gjyqtar i korruptuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.