Futboll

Pasuesi i Sarrit te Lacio, Hysaj mund të ketë trajner kampionin e botës

Gazeta Si – Klaudio Lotito, presidenti i Lacios, nuk ka në plan ta mbyllë sezonin me Xhovani Martushelon, i cili ka marrë drejtimin e skuadrës pas largimit të Mauricio Sarrit. Një lëvizje e përkoshme, sepse klubi po kërkon një trajner të ri, që të ndërtojë projektin e sezonit të ri.

Trajneri Skaloni dhe Lionel Mesi

Sipas ‘Corriere dello Sport’, Lotito ka një listë me disa emra kantidatësh për pasuesin e Sarrit. Pretendenti kryesor është Igor Tudor, kroati që ka drejtuar disa skuadra vitet e fundit, por janë edhe disa emra të tjerë joshës.

Njëri prej tyre është Lionel Skaloni, trajneri i Argjentinës, kampion në fuqi i botës. Skaloni ka luajtur më parë për Lacion dhe shihet si një mundësi e mirë, nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët. Elseid Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares, do të kishte kështu mundësinë të stërvitej nga trajneri kampion bote.

Një tjetër emër është ai i Serxhio Konseisaos, që gjithashtu ka veshur fanellën e Lacios si futbollist. Aktualisht portugezi drejton Porton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë