Menaxhim

Pastrimi i parave/ Në 2025-n, më shumë hetime, por më pak sekuestrime

Nga Gazeta ‘SI’ – Ndonëse rastet e pastrimit të parave janë rritur, janë sekuestruar më pak pasuri të dyshuara të pista.

Kështu raportohet nga të dhënat e fundit nga ministria e Brendshme, që i përkasin muajit gusht 2025. Për 8-mujorin, janë sekuestruar mbi 9 mln euro pasuri, 82% më pak se vlera e sekuestruar 8-mujorin e vitit 2024. Vetëm në muajin gusht, janë sekuestruar 0 lekë pasuri. Gushti 2022 shënoi nivelin më të lartë të sekuestrimeve, me 6.344.635 euro të sekuestruara.

Nga ana tjetër, gushti 2025 paraqitet si periudha më aktive në pesëvjeçarin 2021–2025, me 40 raste të evidentuara të pastrimit të parave., duke shënuar nivelin më të lartë të kësaj periudhe dhe 8 më shumë se gushti i shkuar.

Edhe në analizën shumë-mujore, viti 2025 vijon në të njëjtin drejtim. Gjatë periudhës janar–gusht 2025, numri i rasteve të pastrimit të parave ka shënuar rritje prej 14%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo rritje bie ndesh me rënien e ndjeshme të vlerave të sekuestruara, duke theksuar një kontrast të fortë midis volumit të hetimeve dhe rezultatit financiar të sekuestrimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë