Edhe para Covid-19, 258 milionë fëmijë të moshës shkollore, një fëmijë në gjashtë, tashmë iu ishte mohuar e drejta për arsim, sipas Organizatës “Save the Children”. Tani, edhe më shumë fëmijë po vuajnë nga një krizë mësimore. Veçanërisht në vendet me të ardhurat e ulëta, vende të prekura nga konflikti, me sistemet e dobëta arsimore, pandemia i ka shtuar sfidat e arsimit, pabarazitë dhe diskriminimin. Pothuajse dy vjet që nga fillimi i Covid-19 i cili ndërpreu shkollimin disa shkolla në pjesë të Afrikës Perëndimore vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të kërcënimeve shtesë të pasigurisë. Kjo ka ndikime shkatërruese në mësimin e fëmijëve, mbrojtjen dhe mirëqenien. Përballë sfidave të mëdha, fëmijët kanë demonstruar elasticitet të jashtëzakonshëm por pandemia ka pasur një ndikim shkatërrues në mësimin dhe mirëqenien e tyre, për shumë arsye të ndryshme. Fëmijët janë ndjerë të izoluar dhe të shqetësuar për të ardhmen. Shumë kanë humbur njerëz e dashur. Me familjet në krizë, disa fëmijë kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar shqetësime të mëdha, përfshirë ndarjen nga familja e tyre.
“Është vlerësuar se, thjesht si rezultat i efektet ekonomike të Covid-19, të paktën 10-16 milionë fëmijët rrezikojnë të mos kthehen në shkollë. Vajzat kanë më pak gjasa të kthehen në shkollë sesa djemtë”, shkruhet në raportin e Save the Children. Në vitin 2019, pavarësisht qëllimit global të vitit 2030 të një arsimi me cilësi të mirë për çdo fëmijë, shifrat ishin të tmerrshme. Pavarësisht disa përparimeve në arsim, gati 40% e të gjithë fëmijëve të moshës parashkollore në nivel global nuk ishin të regjistruar. Përqindja në vendet me të ardhura të ulëta ishte 80%.9. Për një dekadë, përparimi në zvogëlimin e numrit të fëmijëve që humbin arsimin bazë kishte ngecur, pa asnjë përparim që nga viti 2008. Me kaq shumë fëmijë që humbin një cilësi të mirë arsimi, parashikohet që në nivel global, në vitin 2030, 20% e të rinjve të moshës 14-24 vjeç dhe 30% e të rriturve nuk do të jenë në gjendje të lexojnë. Pothuajse gjysma e fëmijëve në vendet me të ardhura të ulëta braktisin shkollën dhe ndër ata që qëndruan në shkollë, shumë nuk arritën rezultate të mira mësimore.
“Vlerësohet se nga 720 milionë fëmijë të moshës së shkollës fillore, 382 milionë, më shumë se gjysma, gjithashtu janë ‘të dobët në mësim’ ose kanë aftësinë minimale në lexim”.
Ndikimi i Covid-19 do të thotë se në vend që të zbresë, numri i fëmijëve mund të rritet në të vërtetë nga 72 milionë fëmijë shtesë.
Vendet me numrin më të lartë të fëmijëve që nuk frekuentojnë shkollën janë Sudani i Jugut (68%), Liberia (62%) dhe Eritrea (57%). Afrika Sub-Sahariane gjithashtu ka shkallën më të lartë të fëmijët që nuk mësojnë.
Në Jemen, 8 milionë vajza dhe djem, nga 10 milionë fëmijë të moshës fillore kanë nevojë për ndihmë shtesë në mësime. Në Pakistan, afro 45% e fëmijët, gati 22.5 milionë, nuk e frekuentojnë shkollën, 5 milion prej të cilëve janë të moshës shkollore fillore.
Ne e dimë se ndikimi i një ‘viti të humbur’ do të jetë më i keq për fëmijët në vendet me të ardhura të ulëta. Fëmijët në vendet më të pasura ndjekin shkollën për 12 ose 13 vjet, në disa vende me të ardhura të ulëta është më pak se pesë vjet. Kjo do të thotë se, nëse shkollat e tyre do të mbylleshin për të njëjtën kohë, fëmijët në vendet më të varfra kanë humbur 66% më shumë nga numri i ditëve të tyre në shkollë sesa bashkëmoshatarët në vendet më të pasura. Mesatarisht, vajzat në vendet më të varfra humbën 22% më shumë ditë në shkollë sesa djemtë.
“Analiza jonë tregon se kur fëmijët përjetojnë periudha të gjata të mbylljes së shkollës, preket shëndeti i tyre mendor”, shkruhet në raportin e Organizatës ku më tej thuhet se ndër ata fëmijë, shkollat e të cilëve u mbyllën për një deri në katër javë, 62% e fëmijëve raportuan një rritje të ndjenjave negative dhe 96% e atyre, shkollat e të cilëve ishin e mbyllur për 17 deri në 19 javë, raportuan trishtim dhe vuajtje.
Ndërkohë, 826 milionë nxënës dhe studentë nga 1.6 miliardë në total nuk kanë qasje në një kompjuter dhe 43% (706 milion) nuk kanë internet në shtëpi. Kjo është në një kohë kur, në shumicën e vendeve, mësimi dixhital në distancë po mundëson fëmijët të vazhdojnë shkollimin e tyre. Pabarazitë në aksesin dixhital janë veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta: në Afrikën nën-Sahariane, 89% e nxënësve nuk kanë kompjuterë, 82% nuk kanë qasje në internet dhe 28 milionë jetojnë në vende pa rrjet celulari.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



