Lajme

Pashkët ortodokse, Rama dhe Basha urojnë besimtarët


Dy liderët kryesorë të politikës kanë uruar besimtarët ortodoksë me rastin festës së Pashkëve.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video nga kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës në urimin e tij.
“Mirëmëngjes Dhe me këto pamje nga Kisha e Marmiroit në Orikum të Vlorës, ju uroj Pashkë sa më të Gëzuar”, shkruan Rama në postimin e tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/840961449598485/?t=1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Pashkëve. Nëpërmjet një mesazh në “Facebook”, kryedemokrati shkruan se kjo festë e shenjtë kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen.
“Këtë të diel, teksa besimtarët ortodoksë i drejtohen njëri-tjetrit me urimin e lashtë “Krishti u ngjall!” “Vërtet u ngjall!”, ju uroj nga zemra secilit prej tyre: të dashur miq, vëllezër dhe motra Gëzuar Pashkën! Për shumë vjet gëzuar këtë festë të shenjtë që kremton triumfin e jetës mbi vdekjen, të shpresës dhe dritës mbi të keqen dhe errësirën, të së drejtës dhe të vërtetës mbi padrejtësinë, babëzinë dhe injorancën! Zoti i bekoftë shqiptarët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2375934039124430/?type=3&theater

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë