Orët e paradites mbeten nën ndikimin kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në zonat jugore duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere në skajin jugor ndërsa zonat veriore dhe qendrore mbeten me reshje të pakta dhe të izoluara. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.