Moti

Pasdite priten reshje shiu, të premten ulen temperaturat

Nga Gazeta ‘Si’- Ditën e sotme (26 mars)  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shtim, në mbrëmje mot kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit në ekstremin verior të vendit por me intensitet të ulët. Gradualisht pas orëve të mesditës dhe kryesisht pasdite reshjet e shiut parashikohet të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut përgjatë zonave bregdetare dhe ultësirës perëndimore parashikohen të fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Sipas SHMU-së, në zonën e Alpeve, në verilindje – lindje – juglindje në lartësitë mbi 900-1000 metër do ketë reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar, në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore në periudha afatshkurtra do të ketë stuhi dëbore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës era pritet të fitoi shpejtësi deri 18 m/s. Ndërkohë të premten pritet rënie temperaturash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë