Moti

Pasdite priten reshje shiu në veriperëndim, borë në Alpe

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e pasdites pritet përsëri riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 3-5 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë