Në indeksin global të pasaportave më të rëndësishme, ajo shqiptare renditet e 89-ta për vitin 2022, nga 199 vende , duke u cilësuar si ndër më pak të preferuarat. Sipas GPI-së, kjo pasaportë i jep poseduesëve të saj, 50% të benefiteve që jep një dokument i tillë dhe vetëm për këtë shkak renditet e 93-ta. Me pasaportën shqiptare mund të udhëtosh në 122 vende.
Në vlerësimin e cilësisë së jetesës, Shqipëria renditet në vendin e 52-të.

Shqipëria vlerësohet e qëndrueshme në zhvillimin e përgjithshëm ku përfshihet kujdesi shëndetësor dhe fusha të tjera sociale. Me një performancë mjedisore të lartë. Në vlerësimin e lirisë, vendi jonë raportohet pjesërisht i lirë, kosto jetese mesatare dhe ndjesi lumturie neutrale.

Të ardhurat kombëtare vjetore bruto për frymë raportohen në 14.450 dollarë dhe taksimi mbi të ardhurat personale prej 23%, kanë ndikuar në pikëzimin e ulët prej 43% në indeksin e investimeve, renditur në vendin e 110-të. Dinamikat e biznesit kanë pikëzimin më të lartë, ndërsa kapaciteti për inovacion, atë më të ulët.
Nga vendet e rajonit, pasaportën më të rëndësishme e ka Serbia, renditur në vendin e 60-të, ndjekur nga Mali i Zi në vendin e 77-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 80-të dhe më pas Kosova, në vendin e 125-të.
Në vendin e parë është pasaporta e SHBA-së, lidhur me zhvillimet e përgjithshme. Për cilësinë e jetesës, Suedia është në vend të parë dhe Singapori për indeksin e investimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje