Lajme

Pas vetëizolimit, një tjetër drejtor komandohet në burgun e Rrogozhinës

Burgu i Drenovës ka pësuar lëvizje sa u përket drejtuesve.

Drejtori i burgut të Drenovës, Genci Fejzollari është larguar nga ky post për t’u komanduar në Rrogozhinë.

Mësohet se vendin e tij e ka zënë tashmë Altin Gusho, shef i sigurisë së lartë në këtë burg. Ndërkohë Fejzollari vijon tashmë punën si drejtor i komanduar i burgut Rrogozhinë.

Në burgun e Rrogozhinës një jurist rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe më pas u vetëizoluan drejtori bashkë me dy punonjës të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë