Media Galeri

Pas tymit, Nju Jork mbulohet nga grerëzat

Nju Jorku duket se nuk po gjen qetësi. Pasi u mbulua gjithë vendi për shkak të zjarreve në Kanada, Manhattan është mbushur nga tufa bletësh që fluturonin ngado, gjë që për qytetarët nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Michal Samuni Blank, që regjistroi dhe ndau një video në Instagram tha se “Unë kurrë nuk kisha parë diçka të tillë. Për një moment mu duk si një tym bletësh, sepse ato ishin kudo, gjithçka që pashë ishin bletët.”

Tufa e madhe e bletëve fluturoi përreth 15 minuta në Manhattan, por fatmirësisht askush nuk u lëndua, pasi ato nuk ishin të dëmshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë