Menaxhim

Pas tre vjetësh Shqipërisë i shtohen edhe 45 mijë pensionistë të tjerë që duan 228 mln euro

Tre vitet e ardhshme Shqipërisë pritet tli shtohen edhe rreht  45 mijë pensionistë të rinj, mesatarisht me rreth 15 mijë në vit.

Ministria e Financave llogarit se kosto financiare për këta pensionistët e rinj do të jetë rreth 27 miliardë në vit ose rreth 228 milionë euro për tri vjet.

Gjatë këtyre viteve skema e pensioneve do të mbulojë më shumë se 830 mijë persona me pagesa, të cilët janë gati sa një e treta e popullsisë banuese në vend.

Ministria e  Finacave përllogarit se përgjatë tre viteve vetmë për  shkak të indeksimit për  mallrat e konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve, fondet shtesë që nevojiten janë 3,5 miliardë lekë në vitin 2023, ,në vitin 2024 rreth 3,6 miliardë lekë dhe 3,7 miliardë lekë në vitin 2025.

Qeveria parashikon se numri i kontribuuesve  me numrin e përfituese pritet të barazohet në vitet në vijim, për shkak se tani po del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1950-1960 dhe nga ana tjetër emigracioni masiv i moshave të reja po redukton fuqinë punëtore.

Ministria e Financave përllogarit se sistemi do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura mesatarisht nga 801-835 mijë persona që kanë përfituar dhe përfitojnë pensione publike, pensione suplementare si dhe një sërë të ardhura të tjera të parashikuara me ligje si dhe, vendime të veçanta si dhe vendime kompensuese të Këshillit të Ministrave.

Nga ana tjetër numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore parashikohet mbi 789-866 mijë persona me një rritje në masën 3% në krahasim me vitin paraardhës.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues / popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

Pjesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndaj totalit të fondeve të alokuara për skemat e sigurimeve shoqërore do të arrijë të mbulojë mesatarisht rreth 64 % të totalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë