Ekonomi

Pas tërmetit mbetet 2% taksa për rivlerësimin e banesave

Komisioni i Ekonomisë mori vendimin për uljen në 2% të taksës që qytetarët duhet të paguajnë për rivlerësimin e banesave. Vendimi fillestar i propozuar nga nisma e deputetit Arben Ahmetaj parashikohet që kjo taksë e rivlerësimit të pasurive të patundshme të ishte 3 për qind, por deputetja socialiste propozoi që ajo të ishte sa më parë në vlerën e 2 përqindëshit.

Nisma e propozuar nuk ka kaluar pa debate mes kryekomisionerit Arben Ahmetaj dhe deputetit të Ballit Kombëtar, Artur Roshi. Deputeti i opozitës ka kërkuar që të mos flasë përfaqësuesi i ministrisë së Financave, pasi nuk kishte pse të bëhej pjesë e diskutimit, për shkak se nisma ishte e deputetit dhe jo e qeverisë. Por Ahmetaj e kundërshtoi duke i kërkuar deputetit që të mos bëjë debate dhe se nëse nuk e pëlqente mund të largohej nga mbledhja.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti theksoi se nisma është në momentin e duhur dhe se kërkoi që të paktën të mos rritej në 3%, por të mbesë në nivelin që ishte më parë. Sipas saj ka ende shtëpi që kanë mbetur pa u rivlerësuar. Ndërsa deputetja e opozitës Edlira Hyseni, e cila është nga Durrësi u shpreh se kjo nismë nuk mund të ketë ndonjë efekt për qarkun e prekur ndjeshëm nga tërmeti dhe se kërkoi që nisma të rivlerësohet. Sipas në Durrës banorët po kërkojnë të ikin nga qyteti dhe se pas tërmetit të 26 nëntori vlera e banesave ka rënë ndjeshëm.

“Kam qenë pro kësaj nismeje, por Durrësi ka njëtrajtshmërie, se plazhi konsiderohet si qendër e Durrësit. Në kushtet aktuale në Durrës janë në gjendje të atillë se ku do të shesin shtëpitë, dikur i kanë blerë me 600 euro, sot po i shesin me 100 euro. Durrësi e zonat e prekura nga Durrësi nuk e kanë mendjen te rivlerësimi. Është një nismë shumë e mirë. por ndoshta nuk është momenti. Edhe kjo rritja 3% nuk më duket një gjë e mirë, por edhe afati mund ta shtyni në fund të vitit. Nuk mendoj se do të realizoni të ardhurat e pritshme, të paktën në Durrës, shumë-shumë ne duhet të dinë se sa ka një vlerë tregu real në Durrës. Sot një pallat në mes Durrësit nuk vlen sa përpara dy muajve, kjo vlen edhe për Tiranën besoj. Ju nuk mund të propozoni të njëjtin ligj njësoj siç e keni bërë tre muaj më parë. Aty sot shtrohet pyetja nëse ia vlen të jetojmë ose jo? Por unë besoj se po, ia vlen të jetosh”, theksoi Hyseni.

Ish-ministri Ahmetaj u shpreh se “unë jam i bindur se Durrësi po ringrihet në anën shpirtërore, unë besoj se me këtë iniciativë i lehtësojmë, besoj se 3% është një nivel normal e promovuar. Do të ketë ardhura nga ky rivlerësim dhe mendoj se do të jenë 4 miliardë lekë. Këto diskutime kanë qenë, janë gati 60 mijë qytetarë që do të rivlerësojmë shtëpinë. Nisma ka ardhur edhe si rezultat i kërkesës së vazhdueshme nga disa burime, nga qytetarë e individë dhe grupe interesi”. Sakaq ai bëri të ditur se rivlerësimi nuk është me detyrim dhe se kjo vlerësohet nga vetë qytetarët nëse duan të ose jo që prona e tyre të ketë një vlerë tjetër.

Deputetja, Artur Roshi, duke folur gjate nje seance parlamentare. Gazeta Si, 10 dhjetor 2019


Por deputeti i Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi ndau tjetër mendim për arsyen e këtij propozimi të mazhorancës. Sipas tij, qeveria ka dështuar në vjeljen e taksës prej 15% të tatimin të pronës. “Është bllokuar kolatorali i saj. Nuk e pranoni që të ndryshoni 15% dhe thoni këtë shikoni të bëjnë një rivlerësim. Ky është stili i aksionit, edhe qytetari dhe shteti e bëjnë me aksion një gjë të tillë, ky nuk është modeli. E thoni troç kush është arsyeja, ka qenë 5% e bëtë 15%.

Nuk e besoni se bllokoni, e shtyni edhe 6 muaj vendimi. Pra nëse nuk funksion të futemi te thelbi i çështjes, ta bëmë taksën nga 15% në 7 ose 5 %”, u shpreh Roshi. Deputeti i PS-së, Anastas Angjeli duke iu përgjigjur kritikave të opozitës, e cilësoi si një nismë në momentin e duhur dhe se theksoi se nëse nevojitet shtyrja e afatit, Parlamenti mund ta rishqyrtojë sërish atë. “Nëse rezulton se janë 30 shtesat që kanë aplikuar nga 60 mijë atëherë ne duhet të marrim vendim për shtyrjen e afatit”, theksoi ai.

Në nismën e paraqitur nga Ahmetaj parashikohen që të prekshin 50 mijë persona të cilët kaë mbetur jashtë procesit të rivlerësimit. Këtu përfshihen ato familje që janë në proces legalizimi apo janë në proces të hipotekimit të pallateve që kanë blerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë