Bota

Pas tërheqjes nga gara, Biden mbështet Kamala Harris për presidente: Të bëhemi bashkë për të mposhtur Trump

Presidenti Joe Biden ka dhënë mbështetjen e tij për Kamala Harris për të zënë vendin e tij si kandidate e Partisë Demokratike për presidente të SHBA-ve.

Në një deklaratë të shpërndarë në X, Biden shkroi: “Sot dua të ofroj mbështetjen dhe miratimin tim të plotë që Kamala Harris të jetë e nominuara e partisë sonë këtë vit. Demokratë, është koha që të bëhemi bashkë dhe të mundim Donald Trump. Le ta bëjmë këtë”, shkruan ai.

Kërkesa e Biden vjen pasi ai tha se do i japë fund kandidaturës për rizgjedhje si president i Amerikës. Ai tha se këtë e bën për interes të partisë dhe vendit të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë