Komunitet

Pas shkarkimit nga puna, si ta bësh të heshtë kritikun e brendshëm

KARYNA ASLANOVA/EYEEM/GETTY IMAGES

Nga Susan Peppercorn

Të shkarkohesh nga puna është një nga përvojat më të vështira me të cilat mund të përballesh në karrierë. Si trajnuese ekzekutive, kam parë në ballë të parë tronditjen dhe ankthin që zakonisht shoqëron këtë lloj humbjeje të vendit të punës. Shkarkimet nga puna mund të nxisin ndjesi të pafuqisë dhe vetëdyshimit në formën e një mungese të frikshme kontrollit dhe zërin e pamëshirshëm të kritikut të brendshëm– veçanërisht kur të tjerët në organizatë qëndrojnë të punësuar.

Ajo çka mendoni rreth asaj që ndodhi luan një rol madhor në mënyrën sesa suksesshëm do të kaloni në fazën tjetër të karrierës dhe jetës suaj. Ndërsa një pushim nga puna mund të jetë përkohësisht destabilizues, nuk nevojitet të nxjerrë nga shinat karrierën tuaj nëse mësoni se cilët pjesë të procesit mund të kontrolloni – veçanërisht, zakonet mendore që kultivoni në lidhje me ngjarjen.

Kur trajnoj ekzekutivë të cilët kanë përjetuar pushim nga puna kohëve të fundit, kam parë sesi disa njerëz e ngrenë veten, ecin përpara dhe aktualisht lulëzojnë, ndërsa të tjerë ngecin në një cikël zemërate dhe vetëfajësimi. Këto modele shkatërrimtare të të menduarit  i mbajnë të zhytur në negativitet, të paaftë të rifitojnë pozitën e tyre dhe të përcaktojnë se ku duan të shkojnë më pas. Më poshtë janë tre hapa që mund të ndërmerrni për të bërë të heshtni kritikun tuaj të brendshëm, të ndërtoni elasticitetin dhe të qëndroni në një kornizë produktive të mendjes pas një shkarkimi nga puna.

Mbani një qëndrim pozitiv. Për t’u forcuar pas një pengese, sfidoni lakun mendor që nuk ju ndihmon dhe që përforcon problemet në vend që t’ju ndriçojë për zgjidhje potenciale. Që  të shihni  sesi mënyra e të menduarit mund të prekë rikuperimin tuaj nga një shkarkim nga puna, merrni në konsideratë përvojat rrënjësisht të ndryshme të dy 50 –vjeçarëve,  ekzekutivë të bioteknologjisë,  të cilët i kam trajnuar – le t’i quajmë Owen dhe Bob.

Owen e priti keq lajmin e pushimit nga puna. Ndërsa shkarkimit kishte qenë rezultat i një shkrirjeje dhe jo i bazuar në performancën e tij, Owen vijoi të fajësojë veten, duke pyetur veten: “Pse nuk e pashë shkrimin në mur?”

 E bindi veten se kredencialet dhe mosha e tij duheshin fajësuar ,duke menduar: “ Mund të mos jem i prerë për shkencë dhe kurrë nuk do të gjej një punë tjetër duke qenë se tani jam 50 vjeç.”

Në vend që të merrte kohë për të menduar se çfarë të bënte më pas, Owen e kaloi pjesën më të madhe të kohës duke ndëshkuar veten dhe duke skanuar poste të zakonshme pune, duke u bërë gjithnjë e më shumë i frustruar. Kur erdhi të më takonte disa muaj pas shkarkimit nga puna, ai mezi çohej nga shtrati në mëngjes. Ai nuk e kishte sfiduar kritikun e brendshëm që e qortonte për humbjen e punës ndërsa disa prej kolegëve të tij i kishin mbajtur të tyret, dhe si rezultat hyri në një spirale depresioni.

Bobi gjithashtu përjetoi një shkarkim nga puna por pati në qasje krejt të ndryshme. Pas tronditjes fillestar të marrjes së lajmit, ai e hodhi vështrimin në mundësi të reja. Ai përditësoi rezymenë e tij dhe profilin LinkedIn për të pasqyruar faktin se ishte në kërkim të një pune dhe më pas nisi të zgjeronte rrjetin e tij në mënyrë strategjike. Edhe pse  hera-herës i vinin  dyshimet dhe  nervozohej rreth faktit se ishte përkohësisht i papunë, ai i kujtonte vetes vazhdimisht: “Kam aftësi që tregu i kërkon dhe ky ndryshim është një mundësi për të parë mundësi karriere,  të cilat  në raste të tjera nuk do kisha pasur mundësinë t’i eksploroja.” Për çështje javësh, Bobi identifikoi një sërë mundësish potenciale për punë të reja dhe më shumë se 30 njerëz në rrjetin e tij kishin rënë dakord të luanin  rol në lehtësimin e kërkimit të tij.

Diferenca kyç mes qasjeve të Bobit dhe Owen-it nuk ishte se njëri u ndje më mirë rreth shkarkimit nga puna se tjetri- të dy ishin njësoj të zhgënjyer fillimisht rreth humbjes së punëve. Por ndryshe nga Owen-i, Bobi u fokusua tek ajo që mund të kontrollonte rreth situatës, duke refuzuar të linte kritikun e brendshëm të merrte me qira hapësirë në mendjen e tij.

Vini në diskutim mendimet tuaja. Pas shkarkimit nga puna, është krejt normale ta gjesh veten buzë zemërimit dhe vetë-dyshimit dhe këto ndjenja mund të zgjasin. E megjithatë , ndërsa është e rëndësishme të kesh dijeni se çfarë ndodhi dhe ndjenjat që shkojnë bashkë me të, më pas bëhet thelbësore për t’i kushtuar vëmendje kësaj çka i thua vetes dhe të përcaktosh nëse stili i të menduarit po ju ndihmon apo minon synimet tuaja.

Duke vënë në diskutim kritikun e brendshëm, mund të ndalsh ciklin negativ të vetëfajësimit që ju mban larg marrjes së hapave pozitivë përpara.

Më poshtë janë disa shembuj të mendimeve të zakonshme negative të cilat mund t’i kesh pas një shkarkimi nga puna, kombinuar me pyetje të cilat mund t’ia bëni vetes për të ndihmuar në rifitimin e perspektivës:

Mendimi: “Mund të kisha bërë më shumë për të parandaluar shkarkimin nga puna.”

Pyetja: “Çfarë provash kam se mund të kisha parandaluar këtë shkarkim nga puna?”

Mendimi: “Shkarkimi mund të ketë ndodhur për shkak të mungesës së aftësisë apo disa dobësive të tjera.”

Pyetje: Si e di me siguri se kishte të bënte me një deficit na ana ime?”

Mendim: “Isha pafat që ndodhsha në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.”

Pyetje: “Cilat kushte biznesi mund të çonin që puna ime të konsiderohej e tepërt?”

Mendimi: “Kjo është një katastrofë, nuk do e marr më veten nga kjo.”

Pyetja: “Cilat mundësi karriere jam i lirë të eksploroj tani?”

Kalojeni fokusin nga dobësitë te forcat. Kur keni humbur punën, një prirje e zakonshme është të marrësh me mend se çfarë keni bërë gabim, duke shqyrtuar të metat e mundshme apo ndonjë dështim të perceptuar. Ndërsa i bëni strehë ndjesive që ju flasin për  pikat e dobëta, ka gjasa të harroni apo të minimizoni forcën tuaj.

Për ta kaluar këtë fokus dekurajues në një më pozitiv, zgjeroni perspektivën duke përfshirë karrierën e plotë. Nëse keni nisur, fokusi juaj i zgjeruar mund të përfshijë përvojat e arsimimit në përditësim. Synimi i këtij ushtrimi është të njohësh se ke përjetuar hisen tënde të pengesës profesionale (si edhe ato personale, padyshim), e megjithatë keni vijuar pas çdo problemi të arrini pozicionin tuaj të tanishëm. Ndaj mendoni për një kohë të mëparshëm kur vuani një tjetër situatë të vështirë, të cilën e keni kapërcyer. Me këtë memorie në mendje, bëjini vetes këto pyetje:

Cilat forca përdorët për të zgjidhur problemin?

Çfarë keni mësuar rreth veten në proces?

Si mund t’i përdorni këto forca në tranzicionin aktual të karrierës?

Në trajnimin master  për aftësinë ripërtëritëse  zhvilluar nga psikologët në Universitetin e Pensilvanisë për rreshterët e ushtrisë Amerikane, pjesëmarrësit bashkohen dhe kapërcejnë një sfidë të vështirë ushtarake duke përdorur forcat e ekipit, të identifikuara prej tyre. Mund të përdorni këtë qasje pas shkarkimit nga puna duke parë pas në të shkuarën, në situata në të cilat keni ngulmuar.

Me një mënyrë të menduarit pozitivisht,  kombinuar me pyetjet aktive dhe vijimësinë, të shkarkuarit nga puna ofron potencialin që të lulëzoni në vend që të zhyteni. Aftësia për të vendosur kursin tuaj, mënyra si e shihni situatën dhe ndërtoni vetëdije  në forcat tuaja,  janë vetëm disa nga përfitimet e papritura që ju presin me të kapërcyer nyjën e zemëratës dhe zhgënjimit. Siç më ka thënë dikur një ish-klient pasi nisi një punë të re: “Do kisha dashur ta dija kur isha pa punë se mund të kisha qenë më e lumtur një vit më vonë sesa e kisha menduar.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë