Ekonomi

Pas rënies historike, euro rritje të dobët përballë lekut

Nga Gazeta 'SI' - Euro ka shënuar një rritje të papërfillshme ndaj lekut, por mbetet në një vlerë minimale historike.

Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet me 100.6 lekë këtë të mërkurë, 0.3 lekë më shumë se java e shkuar, kur preku pikën më të dobët ndonjëherë. Çmimi mesatar i blerjes (nga ana i institucioneve financiare) rezulton akoma më i ulët, në 100.19 lekë.

Valutat e tjera janë të gjitha në të kuqe kundrejt lekut, me dollarin që këmbehet për 93.5 lekë dhe paundi britanik me 117.2 lekë.

Në afërsi të sezonit turistik të gjitha valutat pritet të zhvlerësohen më tej, duke krijuar kështu një ngërç jo vetëm për shqiptarët, por edhe të huajt, pushimet e të cilëve nuk do të jenë më aq të lira. Banka e Shqipërisë, e cila thekson se ky është kursi i ri ‘normal’ i këmbimit, refuzon të ndërhyjë për ta rregulluar atë, siç i është propozuar disa herë nga bizneset eksportuese.

Një analizë e pak ditëve më parë nga qendra Altax, përpunuar nga Gazetasi.al, përllogariste së faktorët e ekonomisë formale nuk kishin efekt mbi kursin e këmbimit.

Në një reagim për mediat, konfederata e industrive në Shqipëri, Konfindustria bëri thirrje për monitorim të tregut të karburanteve, të cilat duhet të reflektojnë zhvlerësimin e valutave në çmimin e lëndëve djegëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë