Nga Gazeta Si – Jannik Sinner mposhti Carlos Alcaraz në Finalen e “Nitto ATP Finals” të dielën, duke iu afruar edhe më shumë rivalit të tij më të madh në garën për tituj të mëdhenj.
Italiani e mbylli sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme me triumfin e dytë radhazi në turneun përmbyllës të sezonit.
Ky është “Big Title” i 11-të i Sinner — një kombinim i titujve “Grand Slam”, trofeve në “Nitto ATP Finals” dhe turneve “ATP Masters 1000”, si edhe medaljes së Artë olimpike në konkurimin tek.
Sinner tani është vetëm tre “Big Titles” pas Alcaraz. Por së bashku, ata fituan të katër titujt e mëdhenj dhe trofeun e “Nitto ATP Finals” këtë sezon.
24-vjeçari u bë vetëm lojtari i 3 që fiton më shumë se një titull “Nitto ATP Finals” në tokën e tij.
Amerikani John McEnroe fitoi 3 herë në New York, ndërsa gjermani Boris Becker triumfoi 2 herë në Frankfurt.
Sinner është tenisti i 9 që fiton turneun përmbyllës të vitit në dy vite rradhazi.
Në këtë shekull, vetëm Lleyton Hewitt (2001-02), Roger Federer (2003-04, 2006-07, 2010-11) dhe Novak Djokovic (2012-15, 2022-23) e kanë arritur këtë.
“Nitto ATP Finals” është turneu ku Sinner e ka ngushtuar diferencën me Alcaraz.
Ai e ka fituar trofeun dy herë në katër pjesëmarrje, ndërsa Alcaraz ende po kërkon titullin e tij të parë në këtë event.

Sinner ka fituar një “Big Title” për çdo 5.8 turne të luajtur gjatë karrierës së tij, duke kaluar normën e Andre Agassi-t, i cili fitonte një herë në çdo 6.1 turne.
Vetëm Djokovic (3.3), Rafael Nadal (3.5), Alcaraz (3.9), Roger Federer (4.4) dhe Pete Sampras (4.9) kanë një ritëm më të lartë fitoresh të këtyre titujve.
Kampioni i “Nitto ATP Finals” e mbylli sezonin duke fituar dy “Big Titles” në fundin të vitit 2025: në “Rolex Paris Masters” dhe në Torino.
Sinner fitoi gjithashtu “Big Titles” këtë vit në “Australian Open” dhe “Wimbledon”.
– Më shumë tituj në “ATP Finals”
7 – Novak Djokovic 2008, 12–15, 22–23
6 – Roger Federer 2003–04, 06–07, 10–11
5 – Ivan Lendl 1981–82, 85–87
Pete Sampras 1991, 94, 96–97, 99
4 – Ilie Năstase 1971–73, 75
3 – John McEnroe 1978, 83–84
Boris Becker 1988, 92, 95
2 – Björn Borg 1979–80
Lleyton Hewitt 2001–02
Alexander Zverev 2018, 21
Jannik Sinner 2024–25
1 – Stan Smith 1970
Guillermo Vilas 1974
Manuel Orantes 1976
Jimmy Connors 1977
Stefan Edberg 1989
Andre Agassi 1990
Michael Stich 1993
Àlex Corretja 1998
Gustavo Kuerten 2000
David Nalbandian 2005
Nikolay Davydenko 2009
Andy Murray 2016
Grigor Dimitrov 2017
Stefanos Tsitsipas 2019
Daniil Medvedev 2020
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



