Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pas mesditës priten grumbullim i vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu. Në zonat përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë rrebeshe si edhe stuhi breshëri në zona të izoluara.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.