Dogecoin pësoi rritje të vlerës pas suportit nga Elon Musk, krijuesi i saj. Pasi Musk shkroi në Twitter se ai po punon me Dogecoin për të rritur eficencën e kësaj kriptomonedhe, vlera iu rrit me 30% për vetëm 24 orë.
Bitcoin u lëkund rreth 55 mijë dollarëshit duke rënë me mbi 10% të vlerës pas lajmit nga Elon Musk se Tesla do të ndalonte përdorimin e kriptomonedhës.
Njoftimi se Musk do të hiqte dorë nga Tesla bëri lëmsh tregun e kriptomonedhave dhe të gjithë janë spekulativë se cili është qëllimi i një veprimi të tillë.
Musk e quajti Dogecoin një “fuqi” dhe kritikoi Bitcoin për dëmin që i bën natyrës, gjë që e çoi atë minus 15% të vlerës së tregut.
Dogecoin tashmë ka 67 miliardë dollarë kapital në treg.
Burimi: Bloomberg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




