Ngjarje

Pas gafave me numrin e viktimave, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako jep dorëheqjen

Kryebashkiakja e Durrës Valbona Sako jep dorëheqjen pas një deklaratë kontravverse që ajo bëri për numrin e viktima nga tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit. “E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës”, shkruan Sako në një postim në Facebook. “Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, përfundon ajo postimin e saj.

https://www.facebook.com/valbonasako.al/posts/2524169234367665

Teksa fliste për kamerat e Top Channel, ajo tha se duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima pasi tërmeti ishte shkatërrimtar dhe në raste të tjera tërmeti ka shkaktuar 1 mijë viktima. “Për hir të së vërtetës duhet ta themi ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por të jemi të kënaqur edhe me 50 viktima, për arsye sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima”, tha Sako.

Më herët ajo kishte thënë për gazetaren e “ABC News” se banorët ishin strehuar në hotele me 5 Yje, hotele që normalisht nuk mund t’i paguajnë në rast pushimesh.

Pas dorëheqjes së Sakos, Zhulien Varfaj do të marrë kompetencat drejtuese të Bashkisë së Durrësit, deri në zgjedhjen e një kryebashkiaku të ri.

Zhulien Varfaj

Ky vendim u mor sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit pas dorëheqjes së Valbona Sakos.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë