Art dhe Kulture

Pas “Fermës së kafshëve”, Teatri Kombëtar vjen me premierat “Edmond” dhe “Coriolanus”

Pas mungesës së gjatë nga pandemia, Teatri Kombëtar me premierën “Ferma e kafshëve” hapi sezonin artistik në muajin korrik. Me mbarimin saj, Teatri Kombëtar bën me dije se do të rikthehet në muajin shtator për publikun, me 3 shfaqje.
“Teatri Kombëtar rikthehet nga shtatori me 3 produksione të mëdha”, shkruan institucioni në faqen e tij. TK vijon se pas suksesit të shfaqjes “Ferma e kafshëve”, magjia e teatrit rikthehet në shtator po me këtë vepër, ndërsa bën me dije se në vijim do të jenë dhe dy premierat e tjera, ajo me titull “Edmond” dhe “Coriolanus”. “’Edmond’ premierë absolute nga 15 tetori. Komedia e dramaturgut të ri franko-britanik Alexis Michalik me regji të Indrit Çobanit dhe Andia Xhungës. “Coriolanus” premierë absolute nga 17 dhjetori. Një nga tragjeditë romake të shkrimtarit të madh anglez William Shakespeare me regji të Altin Bashës”, njofton Teatri.
Pas pezullimit të aktivitetit artistik për shkak të pandemisë, Teatri Kombëtar vijoi programin artistik në sferën online.
E para shfaqje që erdhi pas mbylljes nga pandemia ishte vepra e autorit George Orwell, premierë me regji nga Driada Dervishi dhe u shfaq për disa net na natyrë te Amfiteatri i Liqenit të Tiranës.
“Ferma e kafshëve” përfundoi ditët për publikun gjatë muajit korrik, por Teatrit Kombëtar bën me dije se nga 17 shtatori komedia satirë që rezultoi mjaft e sukseshme do të rikthehet për publikun. Në role janë aktorët Neritan Liçaj, Hervin Çuli, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku dhe Urim Aliaj. Një nga alegoritë politike më të njohura të shekullit të njëzetë, “Ferma e kafshëve” na shpie në botën politike të pasrevolucionit, ku çliruesit bëhen shtypës dhe të shtypurit përfundojnë në makinën grirëse të historisë. Vepra nën regjinë e Driada Dervishit u shfaq në datat 10, 12, 13, 14, 15 korrik për publikun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë