Pas Henri Çilit, lirohet nga burgu edhe bashkëpunëtori i tij, Betim Shkupi, i cili është dhe administrator i UET-së.
Gjykata e Përmetit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për administratorin e UET.
Ndërsa për biznesmenin Seit Fishta akoma nuk është dhënë masa.
Dje në një seancë që zgjati për disa orë u lirua Henri Çili, botuesi i njohur dhe pronar i UET-së, me masën “Detyrim paraqitje”.
Ndërsa u la në “arrest shtëpie” i akuzuari si bashkëpunëtor të tij, juristi i UET, Ilir Korbi.
Ndërkohë, u la në burg Besnik Fishta, vëllai i biznesmenit dhe ndërtuesit nga Shkodra Seit Fishta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




