Politike

Pas Berishës, edhe Balla: Basha, i dyshuar nga belgët për “Toyota Yaris”

Pas Sali Berishës, edhe Taulant Balla deklaron se Lulzim Basha është i dyshuar nga autoritetet belge për çështjen “Toyota Yaris”.

"Kemi qenë në këtë korridor 4 vite më parë kur Basha lëshoi një akuzë për të cilën ai u dënua penalisht nga gjykata për një akuzë të pavërtetë. Sot jemi në kushtet që pothuajse e gjithë kjo histori është zbardhur dhe ai që më akuzoi sot mua është sot në listën e të dyshuarve. Se për çfarë dyshohet pyesni vetë Lulzim Bashën, ose pyesni institucionet shqiptare dhe ato belge”, u tha Balla gazetarëve.

Sipas Ballës, me apo pa dijeni Lulzim Basha dëmtoi një operacion policor që mund të kishte çuar në arrestimin e shumë personazheve me deklaratën e bërë në 2018-n, kur dy ditë para se të kapeshin 3.4 mln euro në makinën “Toyota Auris” në Portin e Durrësit e paralajmëroi nga salla e Kuvendit.

Balla u shpreh se Basha po ‘korr atë që mbolli’, ndërsa në deklaratën e gjatë iu shmang pyetjeve të gazetarëve mbi incineratorët, duke i kujtuar SPAK se ai personalisht është investuar në dy padi, atë të privatizimit të OSSH nga CEZ dhe padinë për privatizimin e kompleksit “Partizani”, dy dosje për të cilat socialistët akuzojnë Berishën dhe familjarët e tij për përfshirje në afera korruptive.

Bashës, kreu i grupit parlamentar socialist i kujtoi çështjen e lobimit në SHBA, që tha se është ende nën hetim, duke e sjellë si shembull se përse duhet të ndryshojë legjislacioni për financimin e partive politike për të shmangur pastrimin e parave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë