Filma

Pas 20 vitesh, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez bëhen bashkë për një film

Vitin e kaluar, miqësia e gjatë e Ben Affleck dhe Matt Damon arriti kulmin me themelimin e kompanisë së tyre “Artists Equity”. Filmi i tyre i parë, "Air", i cili drejtohet nga Affleck dhe ku luan bashkë me Damon, tregon historinë e lindjes së atleteve ikonike Nike Air Jordan, me basketbollistin Michael Jordan si sponsor.

Ndërsa publikimi i "Air" është ende disa javë larg, Artists Equity tashmë po përgatiten për projektin e tyre të radhës dhe këtë herë, Affleck do të bashkëpunojë me partneren e tij aktuale, Jennifer Lopez.

Projekti i tyre i fundit, "Unstoppable", është një dramë- romancë e prodhuar nga Affleck, e cila fokusohet në historinë e jetës reale të Anthony Robles, një atlet i lindur me vetëm një këmbë, i cili arriti të fitonte kampionatin kombëtar.

Në një intervistë, Affleck zbuloi se Lopez ishte shumë e përfshirë në krijimin e "Air", duke thënë se ajo e ka ndihmuar shumë me disa ide.

Sa i përket "Unstoppable", ky është një moment domethënës për Affleck dhe Lopez, të cilët nuk kanë punuar së bashku që nga filmi i tyre i vitit 2003, “Gigli”. Affleck thotë se mezi pret të punojë përsëri me Lopez.

“Unë mendoj se ajo është e mrekullueshme. Mendoj se ajo është një aktore e shkëlqyer. Është gjithmonë emocionuese të punosh me të”.

Nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit për Unstoppable, por fansat mezi presin ardhjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë