Ngjarje

Zjarret në vend, 14 vatra zjarri aktive. Situata më problematike në zonat malore

Gazeta Si - Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, duke folur për situatën e zjarreve në vend, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 29 vatra zjarri në disa zona, nga të cilat 15 anë shuar dhe janë vënë nën kontroll, ndërsa 14 vatra mbeten ende aktive, por janë nën monitorim pa ndërprerje.

Vatrat më problematike aktualisht janë në zonat malore, pyje dhe kullota, larg qendrave të banuara, si në malin e Tomorrit, malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin Tërnovë në Bulqizë.

Për izolimin dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit janë angazhuar 320 forca zjarrfikëse, 238 forca ushtarake, 250 struktura të emergjencës civile të pushtetit lokal, 120 nga administrata e zonave të mbrojtura, 187 shërbimi pyjor, si dhe 130 vullnetarë.

Gjatë ditës së sotme, strukturat operacionale në nivel vendor dhe qendror janë angazhuar për shuarjen dhe izolimin e vatrave të zjarrit që mbeten aktive, ndërsa vijon mbështetja nga ajri do të vijojë me ekipin rumun.

Kreu i Emergjencave Civile fton të gjithë qytetarët, veçanërisht fermerët, që në këtë situatë me temperatura shumë të larta të kontribuojnë në reagimin e hershëm dhe të respektojnë procedurat dhe aktet ligjore për ndezjen e zjarreve.

Pas 12 ditësh, nuk është normalizuar ende situata në Parkun Kombëtar të Prespës. Një gjë e tillë bëhet me dije nga kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, kur tha se kjo u bë e mundur falë ndërhyrjes për dy ditë me radhë nga ajri me avionin rumun, por edhe falë punës së bërë nga 150 forca të angazhuara në operacionin e izolimit të flakëve, prej tyre 60 forca të ushtrisë, ndërsa pjesa tjetër shërbimi zjarrfikës, zonave të Mbrojtura dhe punonjës të Bashkisë Pustec.

Sipas Kolefskit, këtë të premte vijon të jetë aktive vetëm një vatër zjarri në majë të Malit të Thatë, aty ku forcat do të përqendrohen me qëllim izolimin e flakëve.

Kolefski bëri me dije se pas dy ditësh operacioni i fluturimeve nga ajri ndërpritet, por kjo nuk do të thotë se në varësi të situatave të mos ketë edhe njëherë tjetër ndërhyrje të tillë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë