Gazeta Si – Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është rikthyer në burgun e Durrësit pas qëndrimit në spitalin e QSUT.
Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve konfirmojnë se pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, disa ditë më parë Beqaj është transferuar sërish në IEVP Durrës, ku po vuan masën e sigurisë “arrest në burg” për abuzimin me fondet e BE në SASPAC.
Beqaj u shtrua në QSUT më datë 15 korrik pasi pati temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë dhe qëndroi në spital për 1 muaj.
Ilir Beqaj është marrë i pandehur në dosjen “Sterilizimi” për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai do të gjykohet i veçuar nga të bashkëpandehurit, në një proces të zakonshëm në Gjykatën e Posaçme, nga një trupë gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj.
Ndërkohë, në të njëjtën gjykatë vijon shqyrtimi paraprak i dosjes “SASPAC”, ku Beqaj është gjithashtu i pandehur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



