Partizani ka bërë detyrën në “Selman Stërmasi”, ku ka mundur 2-0 Luftëtarin dhe është ngjitur sërish i pari, me 21 pikë. Të kuqtë ishin barazuar me pikë nga Tirana dhe Kukësi, por skuadra e trajnerit Franko Lerda nuk ka falur dhe e ka marrë vendin e parë me shpejtësi.
Ndeshja është zgjidhur në pjesën e dytë, kur Erald Çinari dhe Jasir Asani shënuan dy gola brenda tri minutash, duke prerë shpresat e gjirokastritëve për pikë në këtë transfertë. Futbollisti shkodran zhbllokoi rezultatin në minutën e 53-të, ndërsa Asani realizoi të dytin me 11-metërsh 3 minuta më pas. Duhet thënë se Partizani pati fat, sepse Luftëtari humbi një 11-metërsh në pjesën e parë me Donald Rapon.
Të kuqtë udhëheqin kampionatin pas javës së 11-të me 21 pikë. Kjo javë mbyllet me ndeshjen Vllaznia-Bylis, që zhvillohet nesër. Kampionët në fuqi duket se e kanë marrë veten plotësisht pas atij fillimi jo të mirë dhe shumë shpejt pritet të jenë të shkëputur nga rivalët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.