Futboll

Partizani e Egnatia diskutojnë trofeun e Superkupës më 20 dhjetor, biletat në shitje

Gazeta Si – Superkupa e Shqipërisë do të luhet në dimër edhe këtë herë. Partizani dhe Egnatia do të ndeshen mes tyre më 20 dhjetor, në stadiumin ‘Air Albania’ (ora 19:00), për këtë trofe. Të kuqtë vijnë si kampionët e Superiores, kurse rrogozhinasit si fitues të Kupës së Shqipërisë.

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë, që mund të blihen fizikisht në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, apo dhe online në linkun https://al.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do.

Për të blerë biletën online çdo tifoz duhet së pari të regjistrohet në platformë dhe më pas të zgjedhë tribunën, nga ku dëshiron ta ndjekë ndeshjen. Pastaj plotësohen të dhënat dhe bëhet pagesa.

Partizani dhe Egnatia janë dy skuadrat që kryesojnë aktualisht renditjen e Superiores, me rrogozhinasit të shkpëputur 3 pikë para kryeqytetasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë