Edhe pse qindra parqe argëtimi janë të hapura anembanë globit, qindra të tjerë janë kthyer në rrënoja.
Ato u braktisën nga pronarët për një sërë arsyesh – rënie të frekuentimit, fatkeqësi natyrore, vështirësi financiare ose thjesht sepse nuk ngjallnin më interes.
Por, këto parqe tematike ruajnë magjepsjen e tyre. Vendet fantazmë tërheqin eksploruesit urbanë dhe njerëzit, që kërkojnë të ringjallin kujtimet e një vizite të së shkuarës me familjet ose miqtë.
Ka gjithashtu diçka post-apokaliptike në lidhje me vendet e rrënuara, një vështrim rrëqethës, por intrigues se si mund të ishte e gjithë Toka, nëse njerëzit do të zhdukeshin një ditë.
Ne i mendojmë parqet argëtuese si vende plot gjallëri, ngjyra, të zhurmshme, të gëzuara. Por, një park argëtimi i braktisur është plotësisht e kundërta e kësaj.



Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




