Lajme

Parlamenti miraton Eurobondin me 78 vota pro

Parlamenti ka miratuar Eurobondin 700 milionë mbrëmjen e sotme pas një seance të nisur që nga paraditja, me debate të shumta.

Draftiprojekti për të nxjerrë Eurobondin në tregjet ndërkombëtare ka marrë 78 vota pro dhe 4 kundër.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë borxhi në valutë do të merret për të lehtësuar krizën energjitike, për paga dhe shërbime të tjera lidhur me situatën pandemike.

Eurobondi 700 mln euro pritet të dalë në fillim të nëntorit 2021, por sipas ekspertëve të ekonomisë ka mundësi që mos të huazohet e gjithë shuma e kërkuar, por aq sa i duhet tregut ekonomik në vend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë