Disa furgonë policie, një autoblind i bardhë i forcave speciale të RENEA-s dhe autobote me ujë janë vendosur në zonën në krah të Parlamentit.
Forcat speciale të RENEA-s janë pozicionuar si në ambientet e jashtme të Parlamentit, në pjesën e pasme të selisë së PD-së por edhe në brendësi të Kuvendit të Shqipërisë.
Është hapur gjithashtu edhe porta që krijon lidhjen mes Parlamentit dhe godinës së selisë së Partisë Demokratike, e cila deri të shtunën ka qënë e mbyllur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




