Gazeta Si - Ahmed Al Baruani është i gatshëm të paguajë edhe më shumë për mantelin e yllit argjentinas. "Kur emiri i Katarit ia veshi Mesit atë ‘bisht’ isha në stadium, ishte një moment krenarie”, - ka thënë ai.
Një avokat, anëtar i parlamentit të Omanit, i ka ofruar Lionel Mesit një milion dollarë për ‘bisht’-in e famshëm që kapiteni i Argentinës veshi më 18 dhjetor në skenë, para se të ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës.
Ahmed Al Baruani, 41 vjeç, e ka bërë ofertën me një postim në Tuiter. Ai ka thënë për gazetën 'The National' se është gati të paguajë edhe më shumë, nëse Mesi dëshiron të negociojë. "Si Sulltan i Omanit, - ka shkruar Al Baruani, - dua të të përgëzoj për fitimin e Kupës së Botës. ‘Bisht’-i arab, simbol i fisnikërisë… Po të ofroj 1 milion dollarë në këmbim të atij ‘bisht’-i". Qëllimi është që ta marrë atë veshje për të kujtuar krenarinë e provuar nga gjithë bota arabe.
Al Baruani gjithashtu ka treguar për 'The National’: "Isha në stadium për ta parë nga afër atë moment, kur emiri i Katarit i veshi ‘bisht’-in Mesit. Ky moment i tha botës që ishim aty dhe kjo është kulutura jonë. Botërori ishte motiv krenarie dhe evidentoi faktin se arabët janë të bashkuar".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.