Media Galeri

Parisienët kombinojnë jogën me përkëdheljet e qenve për relaksim total

Parisianët e stresuar që kërkojnë të kombinojnë efektet relaksuese të jogës me përqafimin e ngrohtë të një kafshe shtëpiake, po zbulojnë "yogan e qenve", ku seancat nuk përfshijnë vetëm ushtrime në tapet, por edhe qen për t'u përkëdhelur.

Seancat në Puppy Yoga Paris të hapur së fundmi përfshijnë 20 minuta joga dhe 40 minuta bashkëveprim me këlyshët.

Themeluesja Ella Rubinski tha se koncepti vjen për shumë njerëz që punojnë me orë të tëra dhe jetojnë në apartamente të vogla.

"Shumë prej nesh nuk mund t'i kenë qentë në shtëpi ose nuk kanë kohë për t'i nxjerrë jashtë çdo ditë, kështu që kjo është një mundësi për të kaluar pak kohë duke u çlodhur dhe duke qenë të lumtur," i tha ajo Reuters.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë