Katar 2022

Parisi në alarm, frikë për trazira si në Bruksel gjatë Francë-Tunizi

Gazeta Si – Tunizia ka 12 lojtarë me dy pasaporta, nga të cilët 10 kanë lindur në Francë. Kjo është ndeshja e parë që nga 2008-a, kur në ‘Stade de France’ u vërshëllye himni francez.

Pas përleshjeve të së dielës në Bruksel mes marokenëve dhe forcave të rendit, pas fitores së Marokut ndaj Belgjikës, edhe Francë-Tunizi rrezikon të jetë një ndeshje shumë e ndjeshme. Për momentin autoritetet e Parisit nuk kanë parashikuar masa të veçanta, por janë në gatishmëri.

Nga trazirat ne Bruksel pas ndeshjes Marok-Belgjike, 2-0. Gazeta Si, 28 nentor 2022

Të mërkurën kombëtarja magrebiane luan kualifikimin kundër ‘gjelave’, që kanë kaluar tashmë në fazën e 1/8-ve. Bëhet fjalë edhe për duelin e parë të një kompeticioni zyrtar, pas disa miqësoresh, ku përfshihet edhe ajo e 2008-ës, kur në ‘Stade de France’ u vërshëllye himni francez.

Ndeshja me Francën është një derbi për afrikano-veriorët, duke qenë se trajneri Kadri ka grumbulluar 12 lojtarë me të dyja pasaportat. Dhjetë prej tyre kanë lindur në Francë dhe kjo tregon qartë lidhjen e ngushtë që Tunizia ka me këtë vend.

Një raport historik, që është konsoliduar edhe në futboll me bashkëpunime mes qendrave federale për trajnimin e trajnerëve. Tunizia ka fituar Kupën e Afrikës në 2004-ën me trajnerin francez Roger Lemerre, 4 vjet pasi ai çoi Francën në majë të Europës.

Një sukses që gjithsesi nuk i eliminoi vërshëllimat në 2008-ën, në një ndeshje miqësore. Në atë kohë pati polemika në lidhje me problemet e integrimit të gjeneratave të reja franceze me origjinë të huaj, afrikano-veriore në veçanti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë