Ka ndodhur

Parcela me kanabis në ishullin grek, arrestohen 4 shqiptarë (Foto)

Gazeta Si- Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia nëGreqi, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Sipas mediave greke, bimët narkotike ishin kultivuar në 6 zona të ndryshme të ishullit të Evias, teksa në pranga ranë shtetasit Mustafa Gjolleshi, Edvin Xhaferi, Robert Laraj dhe Ardjan Shaipi.

Mustafa Gjolleshi dhe 45-vjeçari nga Delvina, Edvin Xhaferi, sipas policisë, greke ishin përgjegjës për organizimin e kultivimit të fidanëve të drogës, furnizimin dhe transportin e pajisjeve dhe furnizimeve nëpërmjet bashkëpunëtorëve në zonën e plantacionit si dhe transportin e drejtpërdrejtë të bashkëpunëtorëve të tyre në zonë, Laraj merrej me kujdesin e bimëve ndërsa Shaipi me transportin e anëtarëve të grupit dhe furnizimeve duke përdorur mjetin e kompanisë ku punonte.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, u gjetën dhe sekuestruan 1500 fara cannabis sativa, telefona celularë dhe karta SIM, 940 euro dhe 1 automjet. Vlerësohet se fitimet e mundshme nga tregtia e drogës mund të shkonin në 1 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë