Parashutistet e para ushtarake të Shqipërisë u nderuan dhe dekoruan në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut.
“Ishte prilli i vitit 1968, kur katër vajza të reja, guxuan të hidhen me parashutë, duke shënuar kështu emrat në historinë e Forcave tona të Armatosura”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Shfaqja e një dokumentari të shkurtër të përgatitur nga Qendra Kulturore e Forcave të Armatosura, tregoi rrugëtimin dhe arritjet e parashutisteve të para shqiptare, që nga trajnimet e para, deri tek operacionet e suksesshme të tyre.
Ky aktivitet u mbajt për të vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Forcat e Armatosura dhe për të evidentuar rolin e rëndësishëm të grave në historinë tonë ushtarake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.