Bursa

Parashikimi javor i ‘SI’ për bursat: Bie euro, ngrihet dollari

Nga Gazeta ‘SI’ –Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.155 trenda do të vazhdojë të jetë bearish me target 1 14. Tregtimi mbi vlerën 1.155 do e vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga tentativa e testimit të rezistencës 1.158.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.313 trenda e fillim javës do të jetë rritëse me objektiv 1.319, reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon lëvizjen drejt rezistencës 1.325. Tregtimi nën vlerën 1.313 e thellon rënien drejt suportit 1.30.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 153.65 trenda do të jetë bullish me target 158.8. Tregtimi nën vlerën 153.65 do të pasohej nga testimi i suportit 152.7.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 47750 trenda do të jetë negative me objektiv 46750, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit 46200. Tregtimi mbi vlerën 47750 do shihej si një mundësi për testmin e majës së javës së kaluar 48040, pas së cilës reagimi pritet të jetë negativ.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 110750 trenda do të jetë bearish me target 100850. Tregtimi mbi vlerën 110750 hap rrugën për testimin e rezistencës 111500 pas të cilit pritet reagim negativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë