Bursa

Parashikimi i ‘SI’ për bursat gjatë javës: Dobësohen valutat, rritet nafta

Nga Gazeta ‘SI’ – Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.138 trenda do të jetë korrektuese drejt suportit 1.132, reagimi negativ ndaj të cilit e thellon rënien drejt suportit të rradhës 1.128. Tregtimi mbi vlerën 1.138 do të ndiqej nga avancim i mëtejshem me target 1.144.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.35 trenda do të mbetet pozitive me objektiv 1.365. Tregtimi nën vlerën 1.35 hap rrugën per testimin e suportit 1.344.

Për sa kohe USD/JPY do te tregtohet nën vlerën 142.9 trenda do të jetë bearish me target 139.7. Tregtimi mbi vlerën 142.9 do e frenonte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga tentativa e testimit të rezistencës 143.6.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 41800 trenda do të jetë negative me target 40100. Tregtimi mbi vlerën 41800 hap rrugën për avancim drejt rezistencës 41900.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 61.25 trenda do të jetë rritëse me target 62.25. Tregtimi nën vlerën 61.25 rikthen tendenceën rënëse me objektiv 58.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 108200 trenda do të jetë rënëse me target 102500. Tregtimi mbi vlerën 108200 do të pasohej nga testimi i rezistencës 108800.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë