Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.0785 trenda gjatë javës(27 mars-2 prill) do të jetë bearish me target 1.06, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon rënien drejt suportit 1.052. Tregtimi mbi vlerën 1.0785 do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 1.082-1.084
Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën rezistencën 1.226 trenda do të jetë negative me objektiv paraprak 1.209-1.2125. Tregtimi mbi rezistencën 1.226 hap rrugën për avancim të mëtejshëm drejt rezistencës 1.24-1.244
Për sa kohë DOW JONES tregtohet nën rezistencën 32625 tendenca do të jetë rënëse me target 30700. Tregtimi mbi vlerën 32625 do të pasohej nga testimi i rezistencës së radhës 32900, reagimi pozitiv ndaj së cilës do ta avanconte lëvizjen për sipër drejt rezistencës së radhës 33400
Për sa kohë CRUDE OIL tregtohet nën vlerën 70.38, trenda dhe për këtë javë do të mbetet bearish me target 65. Tregtimi mbi vlerën 70.38 do të pasohej nga testimi i rezistencës 71.83 reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen drejt targetit 73.1
Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 28220 trenda do të jetë bearish me target paraprak 26000 dhe më pas 24800. Tregtimi mbi vlerën 28220, pak i mundshëm, do të pasohej nga testimi i vlerës më të lartë të tregtimit të javës së kaluar 28900.
Kriptomonedha javën e fundit pas trazirave të disa bankave në Amerikë dhe Zvicër është rritur dhe ka shërbyer si “strehë e sigurt” për shumë investitorë.
Për sa kohë USD/JPY tregtohet nën vlerën 131.66 trenda do të jetë rënëse me target 127.22. Tregtimi mbi vlerën 131.66 do të pasohej nga avancimi drejt rezistencës 133.2-133.6
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.