Rend dhe Ligj

Parandalohet tragjedia mes adoleshentëve në Mat, sekuestrohen 2 armë e 800 fishekë

Gazeta Si – Pesë adoleshentë në Mat, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte të fshehur dy armë zjarri kallashnikov me 800 fishekë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” rreth orës 17:00 një ditë më parë, duke arritur të parandalojë përshkallëzimin e situatës. 

Falë ndërhyrjes të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasve M.L., 15 vjeç; A.D., 16 vjeç; L.H., 16 vjeç; K.C., 17 vjeç; R.Z., 17 vjeç, të gjithë banues në Burrel.

Këta shtetas pas një konflikti të çastit mes njëri tjetrit për motive të dobëta, janë konfliktuar me grushte dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasit R.Z dhe A.D.

Nga hetimet e kryera mbështetur dhe në inteligjencë informative, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 17-vjeçarit R.Z., dy armë zjarri kallashnikov dhe 800 fishek që i kishte fshehur në një vend me barishte, të cilat dyshohej se mund ti përdorte në këtë konflikt.

Armët e zjarrit dhe sasia e municionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe vijojnë hetimet për zbardhjen se si 17-vjeçari ka siguruar armët e zjarrit.

Të pestë adoleshentët po procedohen në gjendje të lirë.  Mbi ta, rëndojnë akuzat “Dëmtime të tjera me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”,  dhe ndaj shtetasit R.Z., për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë