Lajme

Parandalohet një sulm në Barcelonë, 2 autorët janë nga Shqipëria

Sot rreth orës 5 të mëngjesit, dy persona me shtetësi shqiptare duke thirrur parulla islamike janë arrestuar, pasi kanë sulmuar me makinën e tyre dyert e Terminalit, të aeroportit El Prat të Barcelonës. Agresorët, pasi braktisën makinën në dyert e aeroportit, tentuan të arratiseshin, por u arrestuan disa minuta më vonë. Gjatë sulmit nuk janë raportuar të lënduar. Nuk është gjetur asnjë armë apo municion, por dyshja po transportonte 10,000 €.  Ministri i Brendshëm, Miquel Buch tha në një konferencë për shtyp: "Për momentin, asnjë hipotezë nuk mund të përjashtohet."

Shefi i Policisë, Eduard Sallent konfirmoi se njëri prej të arrestuarve bëri një thirrje "islamiste" dhe që të dy sulmuesit janë nga Shqipëria. "Ne nuk përjashtojmë asnjë supozim në lidhje me incidentin e këtij mëngjesi në Aeroportin El Prat" tha ai. Por Buch dhe Sallent thanë që asnjëri prej të dyshuarve nuk rezulton me bindje ose lidhje të kaluara me grupe të njohura terroriste.

Spanja mbetet në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit, pasi autoritetet po përpiqen të ngadalësojnë përhapjen e virusit, në vendin e dytë më  të prekur në Evropë. Spanjollët e kanë te ndaluar të lënë shtëpitë e tyre për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përveç blerjes së sendeve të domosdoshme. Turistëve gjithashtu u është kërkuar të largohen nga vendi brenda pak ditësh nga kryeministri Pedro Sanchez, pasi njoftoi se të gjitha hotelet do të mbyllen të martën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë