Gazeta Si – Një ngjarje e dyshuar kriminale është parandaluar nga policia në Elbasan, ku i përfshirë është një 23-vjeçar, i cili dyshohet se do të kryente një vrasje.
Sipas policisë, i riu po kërkonte një shtetas me precedent kriminal, për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet tyre, por falë ndërhyrjes në kohë nuk mundi të kryente vrasjen.
Ai hodhi armën e zjarrit në rrugë dhe u largua për t’i shpëtuar efektivëve, ndërsa vijon kontrolli i zonës për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Policia ka shpallur në kërkim edhe një shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtor të 23-vjeçarit për kryerjen e kësaj vrasjeje.






Ndërkohë, në pranga ra një 41-vjeçar që kishte lidhje shoqërore me 23-vjeçarin, pasi iu gjetën në banesë drogë, armë dhe municion luftarak.
Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 PMSH), municion luftarak, lëndë narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.