Është shumë e rëndësishme që gjatë periudhës së shtatzanisë të tregohet kujdes mjaft i veçantë me ushqimet. Gratë shtatzëna duhet të konsumojnë më shumë se zakonisht kalori gjatë ditës. Pasi të ushqehesh mirë dhe shëndetshëm gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme në zhvillimin e embrionit.
Por e keni ditur që në listën e gjatë të ushqimeve që duhet të konsumohen gjatë shtatzënisë, bën pjesë edhe bamja. Bamja është një perime plot me kalcium dhe mund t’ju ofrojë përfitime të mrekullueshme shëndetësore.
Një nga këto përfitime është dhe shtatzënia e shëndetshme. Ajo është e mbushur me vitaminë C, vitaminë B dhe ndikon në parandalimin e defekteve të lindjes, si dhe është një komponent i rëndësishëm në rritjen e fëmijës.
Ushqimi me bazë bamjesh këshillohet për gratë shtatzëna, për shkak të acidit folik që ka në përbërje i cili është jetik në zhvillimin e fëmijës mes javës së 4 dhe 12. Ajo përmban 123 mg kalcium dhe 216 mg kalium, të nevojshme për shëndetin e mirë të zemrës dhe qarkullimin normal të gjakut. Një filxhan bamje përmban 0.45 mg hekur i cili ndihmon në prodhimin e hemoglobinës. Ndihmon në parandalimin e diabetit, pasi luan rol të rëndësishëm në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak. Lehtëson problemet e frymëmarrjes si astma. Parandalon aneminë, hekuri, folatet dhe vitamina K, të cilat ndodhen me shumicë tek bamjet, ndihmojnë në formimin e hemoglobinës duke garantuar mbrojtje supreme kundër anemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.