R. Galullo &A. Mincuzzi – Të ndërrosh rendin e e emrave, produkti nuk ndryshon, e në këtë mënyrë, qofshin “anonime”, ose “speciale” – të gjitha kompanitë të përkufiuara si shell company –mund të përfaqësojnë një qerthull për evazion, korrupsion, punë të zezë ose, akoma më keq, riciklim. Askush nuk e vë në dyshim që këto shoqëri mund të kenë qëllime ligjore dhe legjitime si të lehtësojnë boshtin trashëgues, bashkime, ose planifikimet strategjike, por tashmë përdorimi i vazhdueshëm jashtë rregullave ka “impakte ekonomike”, sociale e politike” relevante mbi Bashkimin Europian.
Fenomenin e ka denoncuar një raport i nxjerrë nga Parlamenti europian që, pak muaj nga raporti i mësipërm i marsit, vendos në rreth të njëjtat vende – duke nisur prej Luksemburgut, Belgjikës, Hollandës, Irlandës, Maltës, Qipros e Hungarisë të cilave u shtohet Mbretëria e Bashkuar , por që në fakt është duke lënë Bashkimin – me politika fiskale agresive e strategji të tërheqjes së investimeve që nuk janë shumë delikate.
Shoqëri në dorë të huaj
Raporti evidenton që askush nuk njeh ekzaktësisht numrin e “shell companies” prezente në Europë, por pikërisht Mbretëria e Bashkuar qëndron në renditjen e vendeve të Shteteve Anëtare me kompani të huaja, që konsiderohet si treguesi i parë i përdorimit të një instrumenti që ka shumë anë të panjohura. A do ti heq Brexit anglezëve këtë primat? E vështirë për ta besuar, përkundrazi.
Parlamenti europian vlerëson se janë afërsisht 420 mije ndërmarrje me kapital ku prevalon investimi i huaj në vendet evropiane dhe më shumë se gjysma – ekzaktësisht 227 mijë – janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar. Të tjerat janë ndarë mes Estonisë (33.500), Rumanisë (30 mijë), Franca (27 mijë), Sllovakia (26.600) dhe 23 vende e tjera të BE-së (75mijë).
Këto të dhëna shenjojnë mbi të gjitha kur përballen me popullsinë rezidente. Është zbuluar që në Estoni ekziston raporti që një ndërmarrje me kapital privat të huaj i korrespondon çdo 30 banorësh. Një situatë paradoksale kur mendon se në një vend shumë të industrializuar si Franca ky raport rritet në shkallën një ndërmarrje për çdo 2.415 banorë. I lartë dhe anormal rezultojnë edhe të dhënat për Mbretërinë e Bashkuarku një ndërmarrje e kontrolluar nga jashtë ekziston për çdo 568 banorë. Në këtë përqindje ndikon shumë edhe prezenca e shell companies.
Investimet direkte të huaja
Është treguesi i dytë – masa e investimeve direkte të huaja – që zbulon prezencën e një plani fiskal agresiv që, edhe pse ligjor shtrembëron konkurrencën mes vndeve anëtare të vetë Bashkimit Europian. Në vendet e ulta, stoku i investimeve në 2015 (viti i fundit i dobishëm për krahasim homogjen) ishte 3.500 miliardë dollarë. Luuksemburgu, që ndjek listën, ka tërhequr në të njëjtën periudhë 3 mijë miliardë dollarë e më pas Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Gjermania, Franca, Spanja, Belgjika e Italia, ku kuota ishte nën 500 miliardë dollarë të investuara nga jashtë.
Pikërisht Luksemburgu ofron të drejtën që kërkuesit të reflektojnë (Ivana Kiendl Kristo e Elodie Thirion) për të cilët Parlamenti Europian ka apeluar. Në këtë vend të vogël investimet e huaja janë më shumë se 57 herë i Prodhimit të Brrendshëm Bruto, që do të thotë 5.766% e PBB-së . Në Maltë është 17 herë më e lartë, që do të thotë 1.732% e PBB-së, në Qipro nëntë (905% ,në Hollandë 5 (535%) e në Irlandë tre (311%). Në Hungari 1,6 herë, dmth 161% e në Belgjikë lehtësisht superiore (102%).
Roli i shumëkombsheve
Pjesën e luanit, sigurisht, janë shumëkobshet që shpesh dhe me dëshirë duke iu referuar kompanive “të veçanta” të cilat, siç lexohet tekstualisht në raport, “nuk duken që dëshirojnë të përdorin investime reale në disa vende, por në flukset financiare të transitit”. Mjeshtra, në këtë këndvështrim, janë vende si Malta (ku 96% e investimeve direkte në hyrjedhe 98% e atyre në dalje kalon përmes këtyre shoqërive),Luksemburgu (95% në fushën e drejtimeve) e Holanda (respektivisht në kuotën ‘80% dhe 73%).
E për të gjithë ata që nuk kanë kuptuar rolin e shumëkombsheve në këtë lloj të veçantë “shell company” raporti heq çdo dyshim, duke sjellë në dritë atq që është kristalizuar nga OECD që në 2008. “Këto shoqëri me qëllime të veçanta– lexohet në raport – themelohen dhe mbahen me kosto relativisht të ulta, por janë në gjendjr të ofrojnë avantazhe fiskale, rregulla dhe kofidencialitet.
Nuk është pra, një rastësi nëse historia bashkëkohore na kujton që në Luksemburg paktet mes Qeverisë dhe shumëkombsheve in primis kanë garantuar një taksë afër zeros dhe nëse lajmet në lidhje me presionet që gjigantët botërorë të pranishëm në Holandë kanë ushtruar në qeverinë lokale në javët e fundit në mënyrë që të shfuqizojnë taksat për dividentët, është e freskët. Shfuqizimi nuk ndodhi (falë edhe protestave të punonjësve publikë dhe forcave të policisë) por në shkëmbim të gjitha ndërmarrjet kanë shpënë në shtëpi një shkurtim taksash.
Hendeku në të ardhurat
Treguesi i fundit që konsiderohet nga Parlamenti europain është ai i diferencës mes përfitimeve mes shoqërive të huaa dhe kombëtarei. Të dhënat tregojnë se si në disa vende përfitimi i kompanive me kapital kryesisht të huaj është sistematikisht më i lartë se sa ato vendore.Ky fenomen paradoksal shpjegohet me faktin që shumë prej këtyre shoqërive është në të vërtetë me mungesë strukturash produktive dhe përfaqëson vetëm një përmbajtës përmes të cilit bën transitin e flukseve të konsiderueshëm finanziarë.
Të dhënat për Porto Ricon, në të cilin përfitimet e shoqërive para taksave në raport me pagesat e punonjësve janë 1.675% por në BE shfaqet hendeku në të gjithë kutimin e tij. Në Irlandë të dhënat e përfitimeve për dnërmarrjet e huaja, gjithmonë me treguesin e njëjtë, janë 800% krahasuar me 68% të ndërmarrjeve lokale, Në Luksemburg 461% (40% për ndërmarrjet lokale) dhe në Hollandë 115% (41% për ndërmarrjet lokale).
Në Itali arrihet pika më ulët, sipas të cilës përfitimi i ndërmarrjeve të huaja është 16% e dhe e atyre lokale është 48%. Ka raporte të tilla si ato gjermane ku përqindjet janë 18% për të huajat e 52% për ato kombëtare. Të dhënat relative për këto vende, që tregojnë përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve të prodhimit në Europë, e bëjnë akoma më të dukshme anomalinë e parajsave të vogla fiskale si Luksemburgu, Malta, Qipro dhe Hollanda.
*Burimi: Il sole 24 ore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.