Nga Gazeta Si – Papa Francesku, nëpërmjet Arqipeshkvit të Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj, ka përshëndetur të rinjtë shqiptarë duke iu uruar atyre më të mirën.
Ndër të tjera, Papa i bën thirrje rinisë të punojë në vend dhe të përkushtohen në zhvillimin e vëndit.
Papa Françesku e don shumë popullin tonë!
— + Arjan Dodaj FdC (@donarjan77) October 23, 2023
Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e pershendetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut. Ai vecanërisht ka fjalë inkurajuase për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun, që të hecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë🇦🇱! pic.twitter.com/OU7DgIL3Fx
“Për ju të rinjtë shqiptar, një përshëndetje të përzemërt. Ju uroj më të mirën. Punoni për atdheun, sepse vetëm kështu atdheu shkon përpara dhe atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë, Shën Mëria ju mbroftë dhe lutuni për mua”.
Gjatë një vizite në Itali, Imzot Arjan Dodaj ka takuar edhe Papa Franceskun, duke i kërkuar që të bëjë një përshëndetje për të rinjtë shqiptarë.
“Papa Francesku e do shumë popullin tonë”, shkruan në Twitter Imzot Arjan Dodaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




